Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një person ka humbur jetën.

Një motor ka humbur kontrollin, është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Drejtuesi i motorit është një shtetas nga Kosova, i cili fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat nisën hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

/tvklan.al