Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në Capri të Italisë.

Sipas mediave italiane, aksidenti është shkaktuar nga një 25-vjeçar rumun, i cili drejtonte automjetin tip BMW, ku është përplasur me kamionin e drejtuar nga i riu shqiptar.

download2

Edhe pse u dërgua në spital, 21-vjeçari shqiptar nuk ka mundur dot të shpëtojë, por ka ndërruar jetë disa orë më vonë, si pasojë e plagëve të marra. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e automjetit që drejtohej nga rumuni./tvklan.al