Katër persona kanë mbetur të plagosur në afërsi të fshatit Bulgarec, në Korçë, pasi dy automjete u përfshinë në një aksident.

Për pasojë të plagosurit janë 32 – vjeçari Xh.D, banues në Biranj, si dhe tre pjesëtarë të një familje nga Tirana, D.E., 70 vjeçarja F.E, si dhe 19 – vjeçaja S.E.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al