Një i ri shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident automobilistik këtë të premte në Itali.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30, në rrugën Botticelli, Torino.
Sipas mediave italiane, i riu shqiptar, një 27 – vjeçar identiteti i të cilit ende nuk dihet, lëvizte me një motor Suzuki kur u përplas me një makinë Mini Cooper.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit të rëndë./tvklan.al