Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

 Një makinë tip Opel me targe AA 825 PY ka aksidentuar një person që lëvizte me biçiklete ne rrugën Kashar – Rinasi.

Sipas informacioneve nga vendngjarja mësohet se si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen shtetasi qe drejtonte biçikletën.

Policia konfirmoi se viktima është  61- vjeçari R. T., banues në Tiranë, ndërsa është arrestuar drejtuesi i automjetit, 31-vjeçari K. B., banues në Tiranë.

Tvklan.al sjell foto ekskluzive nga vendngjarja. /tvklan.al