Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:35.

Një i ri, 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA 288 PJ, ka aksidentuar një këmbësor.

Drejtuesi i mjetit e ka dërguar të moshuarin menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

I riu është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë , për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al