Një aksident i ndodhur gjatë orëve të natës në Vlorë i ka marrë jetën, Edison Rahman  30-vjeç, nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:35 në lagjen “Kushtrimi”, në Vlorë, në kryqëzimin e rrugëve pranë vendit të quajtur “Ish-Gjykata e Vjetër”.

30 vjeçari, i cili ishte banues në lagjen “Partizani” Vlorë, udhëtonte me motorin e tij tip “Sarabeo-gaz” me targë: AG462, është përplasur me një mjet tjetër tip “Furgon mallrash” me targë: AA298EC, me drejtues shtetasin: Rami Rama, 56 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini” Vlorë.

Për pasojë e këtij aksidenti, u dëmtua rëndë drejtuesi i motorit, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal dhe pas përpjekjeve për ta shpëtuar në sallën e reanimacionit, 30 vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në ambientet e spitalit.

Policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e furgonit, shtetasin: Rami Rama, për të cilin po kryhen procedurat për arrestimin e tij./tvklan.al