Një 33-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik që ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Policia thotë se viktima është me iniciale K.B dhe po udhëtonte me një makinë “Ford” me targa AA761HV.

Mjeti i drejtuar nga 33-vjeçari humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Për pasojë, drejtuesi K.B humbi jetën menjëherë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 01:00, ndërsa në vendngjarje shkuan forca të shumta policie të cilat nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave.

/tvklan.al