Një kalimtar, rreth 50 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë  pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Fier- Sheq i Madh.

 

Mesohet se kalimtari ishte duke ecur në anë të rrugës kur është goditur nga makina që vinte pas tij. Policia ende nuk e ka identifikuar të plagosurin, i cili ndodhet në spitalin e Fierit në gjendje kome.  

 

Në komisariat është shoqëruar drejtuesi i mjetit Ndriçim Kuka. Ky i fundit dyshohet se po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. /ABC News