Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës  08:40, në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibob.  Makian tip “Nisan” me targa XAM 3605, ka dalë nga rruga dhe  drejtohej nga 31- vjeçari më inicialet  M.M, banues në Vlorë.

Për pasojë kanë marrë dëmtime prindërit e drejtuesit të mjetit I.M, 81 vjeç K.M, 77 vjeçe dhe e afërmja e tyre D.F, 25 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje./tvklan.al