Trafiku në autostradën Tiranë-Durrës paraqitet mjaft i rënduar gjatë orëve të pasdites. Shkak për këtë situatë, përveç lëvizjeve të shumta të qytetarëve në prag të festave, këtë të premte janë bërë edhe dy aksidente.

Aksidenti i parë ndodhi pranë Maminasit. Burime për

tvklan.al

thonë se bëhet fjalë për një përplasje mes tre automjeteve, fatmirësisht pa dëme në njerëz, por dëme të shumta materiale.

Në një tjetër aksident u përfshinë po dy automjete, një Jeep dhe një Opel. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth 2 kilometra nga kthesa për në Rrogozhinë.

Siç mund të shihet edhe në këto dy video të mbërritura në redaksinë e

tvklan.al

 nga qytetarët, aksidenti ka paralizuar trafikun. Edhe në këtë rast nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policore, ato të zjarrfikëses, si dhe ambulanca. Ndërkohë, situata e trafikut përgjatë autostradës mbetet e rënduar. 

/tvklan.al