Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 17:10, në Unazën Plepa- Shkozet,(në kryqëzim) ku një mjet tip BMW me targa italiane me drejtues një shtetas italianin M.D. është përplasur me një mjet tip Benz, me drejtues  A.S. 31 – vjeç, banues në Tiranë.

Për pasojë janë dëmtuar 5 persona që udhëtonin në mjetin tip Benz, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi A.S. dhe pasagjerët në mjet, bashkëshortja e tij,   D.S. 26 vjeçe, 2 vajzat e mitura, S.S. 1 – vjeçe dhe V.S. 5 – vjeçe dhe H.D. 65 – vjeçe, banuese në Mallakastër.

Vajzat e mitura dhe gjyshja e tyre, H.D. aktualisht  ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa çifti I bashkëshortëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Drejtuesi i mjetit tip BMW ndodhet në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al