Një punonjës policie ka mbetur i plagosur pas një aksidenti në qytetin e Durrësit pranë sheshit “Pranvera”.

Një patrullë policie është përplasur nga një automjet tip Benz, e për pasojë mbeti i plagosur lehtë efektivi i uniformave blu.

Ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që burime policore sqarojnë se ngjarja është aksidentale dhe makina Benz nuk ka qenë në ndjekje. /

tvklan.al