aksident-naten2

Dy turiste polake kanë humbur jetën pasditen e sotme në një aksident në jug të Shqipërisë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:30 në aksin kombëtar Gjirokastër – Kakavijë.

Nga burime në vendngjarje mësohet se automjeti tip “Ford” ku udhëtonin dy turistet doli nga rruga në afërsi të fshatit Sofratikë.

Për pasojë kanë humbur jetën dy turistet polake Magdalena Maria Furtak, 32 vjeçe dhe Monika Liszka, 36 vjeçe.

Mësohet se ato kanë gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa ka shpëtuar fëmija 9 vjeçar i njërës prej turisteve dhe drejtuesi i mjetit, nje person nga Shkodra.

Policia tha se shkaku i daljes nga rruga dyshohet të jetë humbja e kontrollit për shkak të humbjes së vetëdijes të drejtuesit të automjetit, i cili ishte dhe me librezë invalidi.

Dy shtetaset polake ndodheshin prej disa ditësh në territorin shqiptar për vizitë turistike.

TV KLAN