Katër persona të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur paraditen e kësaj të diele në rrugën “Vangjel Noti”, në Laprakë. Të plagosurit janë dy punëtorë të këtij lavazhi, një kalimtar i rastit si dhe pronari i makinës “Mercedez- Benz”, që ishte duke dalë nga lavazhi.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjkes thanë se një “BMW X5”, e drejtuar nga një 25-vjeçar ishte duke ecur me shpejtësi të lartë në rrugë, kur humbi kontrollin dhe u përplas  me këtë “Mercedez Benz”, që po dilte nga lavazhi.

Sipas pretedimit të drejtuesit të mjetit “BMW”, ai u përpoq të shmangte një fëmijë, që i kishte dalë përpara papritur. Për pasojë, u plagosën dy punonjësit e lavazhit, një kalimtar dhe pronari i veturës që punon si taksist në Laprakë. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Traumës ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Policia nisi hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Tv Klan