aksidentiiiNjë aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë- Shkodër.

Burime në vendngjarje thanë se viktima është shtetasi Përparim Zagani.

Mësohet se automjeti i tij ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Melgushë, duke përfunduar në kanal.

Policia dyshon se shkak i aksidentit, është shpejtësia tej normave të lejuara dhe humbja e kontrollit të mjetit.

TV KLAN