Një 55-vjeçare mbeti sot e plagosur rëndë, pasi një makinë e përplasi në rrugë, në qendër të qytetit të Korçës. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në shëtitoren “Fan Noli”.

Gruaja u dërgua menjëherë në spital për shkak të plagëve të rënda. Uniformat blu shoqëruan në komisariat drejtuesin e mjetit për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit./abcnews.al