Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në Sarandë në vendin e quajtur “Rruga e Skënderbeut”.

Policia sqaron makina me të cilën ata udhëtonin tip “Peugeot” humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Dy të plagosurit janë drejtuesi A.D 23 vjeç nga Saranda dhe Dh.J 24 vjeç emigrant në Athinë.

Të dy kishin shkuar vet në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore. Ata kanë pësuar lëndime dhe ndodhej jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë spitali që njoftoi policinë për dy të plagosurit nga aksidenti automobilistik.

/tvklan.al