Shefi i Njësisë Operacionale të Gardës ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në mesnatë rreth orës 00:30. Viktima është Martin Nika 50 vjeç, i cili sapo kishte mbyllur shërbimin tek godina e Kryeministrisë.

Aksidentin ndodhi pikërisht pranë Kryeministrisë, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, kur Nika u përplas nga një makinë “Volkswagen Passat” me targa AA 881 JL. Mjeti drejtohej nga 31-vjeçari Albert Memia nga Tropoja. Ky i fundit u arrestua në flagrancë nga policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. /

tvklan.al