Aksident

Një aksident rrugor ka ndodhur në Peshkopi gjatë mbrëmjes së sotme. 6 persona janë plagosur, nga të cilët bëhet e ditur se njëri prej tyre është fëmijë, i cli ka marrë vetëm disa gërvishtje të lehta dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy prej të dëmtuarve janë nisur menjëherë në drejtim të spitalit ushtarak.

Të plagosurit janë identifikuar si: Nexhmi Çipuri 45-vjeç, Laureta Çipuri 39-vjeç, Ajet Çipurti 70-vjeç, Bejane Çipuri 65-vjeç dhe Fatbardha Gazidede.

Ndërkohë që ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes, policia po punon për zbardhje e saj të plotë.