Një person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident “zinxhir” në autostradën Lezhë-Shkodër, ku u përplasën tre makina rreth orës 18:45.

Viktima është nga Kosova, emigrant në Gjermani, i cili ndodhej në Shqipëri për pushime. Identiteti i nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë, 1 nga 6 të plagosurit është dërguar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Lezhës, makinat që u përfshinë në aksident janë Audi me targa SH 0044 E, Volkswagen me targa DBF 54 dhe Benz me targa AA 627 JH.

Policia thotë se shteti nga Kosova me iniciale B.F 39 vjeç që humbi jetën, ishte drejtuesi i mjetit tip Volkswagen. 

Si pasojë e aksidentit masiv u bllokua për disa minuta qarkullimi në segmentin rrugor Lezhë-Shkodër. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje.

/tvklan.al