Një aksident zinxhir ka ndodhur mes disa automjeteve në Rrugën Transballkanike në Vlorë.

ABC News raporton se katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Një grua ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë, e cila është dërguar në spital.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

/tvklan.al