Partia Demokratike thotë se pas aksidentit në autostradën Plepa – Golem, ku si pasojë e mungesës së barrierave anësore humbën jetën dy të mitur, fshihen interesa të lidhura me pushtetin.

Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma, nga vendi i ngjarjes, ku ditë më parë ndodhi aksidenti i rëndë, i sheh arsyet e mos zbatimit prej dy vitesh të vendimit të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, që e detyronte ARRSH të vendoste këto barriera, tek lidhjet klienteliste të pronarit të karburantit.

“Prej dy vitesh nuk zbatojnë një vendim gjykate për të vendosur mbrojtëset e rrugëve. Përse nuk e zbatojnë?! Sepse kështu i intereson një pronari të një pike karburanti, një Pilo Kerri, i cili si ish – Deputet i PS, si baba i një drejtori të rëndësishëm në Ministrinë e Transporteve dhe sot e dikur ish-shef i kabinetit të Haxhinastos, përdredh ligjin për t’u shërbyer interesave të veta”.

Demokratët e cilësojnë ngjarjen një krim shtetëror, pasi sipas tyre, firma që ka marrë fondet publike për sigurinë rrugore është e njëjta që ka në pronësi edhe karburantin.

Tv Klan