Një ditë pas aksidentit që i mori jetën një vajze 20-vjeçe, policia e Elbasanit ka arrestuar Naim Halili, 58 vjeç.

Ai ishte drejtuesi i një automjeti, tip “Ford” me targa AA 123 BE, i cili u përplas me automjetin tip “Volkswagen” me targa AA 015 MR drejtuar nga shtetasi S.H. Aksidenti ndodhi mesditën e së dielës në aksin rrugor Cërrik – Gostimë, në fshatin Shtërmen.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën 20-vjeçarja Kamela Hoxha. Të plagosur mbetën edhe 4 persona të tjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al