Policia e Elbasanit ka arrestuar 28-vjeçarin Krijos Abazi. Mbrëmjen e ditës së diel ai duke drejtuar automjetin tip “BMW”, me targa AA003PF, u pëprlas me mjetin tip “Ford”, me targa AA824BK, drejtuar nga Dritan Kalemi, 32 vjeç.

Aksidenti ndodhi në unazën jugore të qytetit të Elbasanit. Dy automjetet u përplasën “kokë më kokë” e për pasojë 32-vjeçari Dritan Kalemi humbi jetën.

I plagosur, por jashtë rrezikut për jetën ka mbetur edhe 31-vjeçari F.M, i cili ishte pasagjer në automjetin tip “BMW”.

Nga hetimet e para të policisë shkak i aksidentit tragjik ka qenë shpejtësia e lartë si dhe akulli në rrugë./ tvklan.al