Pas aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Fushë Milot – Rrëshen, ku mbetën të plagosur 6 persona, policia e Lezhës ka arrestuar një 22 – vjeçar.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar Jurgen Mikeli, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi rreth orës 14:00 të së enjtes, 22 – vjeçari, i cili drejtonte një mjet Opel është përplasur me mjetin veturë Skoda, që drejtohej nga 38 – vjeçari I.Gj., banues në Tiranë.

Për pasojë mbetën të plagosur të dy drejtuesit mjeteve, si dhe 4 pasagjerët, S.L. 48 – vjeç, B.A. 20 – vjeçe, N.K. 18 – vjeçe dhe shtetasi F.P. 22 – vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mbi të riun rëndon akuza për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./tvklan.al