Ka ndërruar jetë vajza 8-vjeçare nga Kosova që mbeti e plagosur rëndë në një aksident automobilistik ditën e djeshme në një autostradë në Zvicër.

Mediat lokale shkruajnë se e mitura ishte dërguar në spital me dëmtime të rënda, por fatkeqësisht mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Fëmija kishte qenë në makinë me mamanë e saj 26-vjeçare dhe vëllain 9-vjeçar kur automjeti i tyre i ndaluar në anë të rrugës u përplas nga një tjetër makinë që drejtohej gjithashtu nga një qytetar kosovar.

Përveç 8-vjeçares, tre personat e tjerë kanë pësuar lëndime dhe nuk janë në rrezik për jetën. Ndërkohë, drejtuesi kosovar i makinës së dytë që shkaktoi aksidentin po merret në pyetje nga policia zvicerane dhe i është hequr patenta deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

/tvklan.al