Aksidenti - rruga kombit

Ka ndërruar jetë në spitalin e e traumës në Tiranë një 14 – vjeccar që ishte mes 10 të plagosurve të aksidentit të ndodhur pak ditë më parë në aksin rrugor Rrëshen – Rrubik.

Adoleshenti nga Kosova mbahej ne reanimacion dhe megjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk mundi të mbijetontë për shkak të plagëve të marra.

14 vjeccari udhëtonte bashkë me familjen kur automjeti me targa gjermane u përplas më një tjetër automjet që vinte përballë me një familje nga Fushë – Kruja.

Në këtë aksident mbetën të plagosur 10 persona, 8 prej tyre u transportuan në spital në Tiranë.

Policia tha se aksidenti ndodhi për shkak të paraklimit të gabuar.

Tv Klan