Një ditë pas aksidentit tragjik, ku humbi jetën një vajzë 12-vjeçe, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit “Wolskvagen”. Aksidenti ndodhi në “Qafën e Muzinës”, në Sarandë, ndërsa vetura u përplas me një autobus.

Në pranga ka përfunduar, Feruz Lleshi, 38-vjec, për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimi rrugor, pasi ka udhëtuar në makinë me një numër të madh pasagjerësh.

Nga përplasja e dy mjeteve, pas mbërritjes në spitalin e Gjirokastrës humbi jetën 12-vjeçarja D.Lleshi. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur pasagjerët e tjerë që ishin tek vetura e që sipas policisë thotë se janë nga mosha 3 deri në 39-vjeç.

/tvklan.al