Dy të rinj kanë gjetur vdekjen në një aksident që ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur Golem. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit, ndërsa një automjet tip “BMW” me targë AA 888 MU është përplasur me një mur.

Dy të rinjtë që humbën jetën janë: Besmir Fikaj rreth 28 vjeç dhe Dash Rexhepi 22 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se shpejtësia e madhe ishte shkaku i aksidentit. Forcave zjarrfikëse i janë dashur shumë kohë për të nxjerrë trupat e viktimave nga makina, pasi përplasja ka qenë e fortë dhe mjefi është shkatërruar plotësisht. /

tvklan.al