Ervin Bixhi, 26 vjeçari i arrestuar për aksidentin e rëndë mesnatën e 4 janarit duhet të qëndrojë në burg deri në fund të hetimit. Vendimi u dha këtë të shtunë në spitalin e traumës, ku Bixhi, është i shtruar pas aksidentit të rëndë, ndërsa gjykata vendosi masën e sigurisë ndaj tij.

Ervin Bixhi, 26 vjeç, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Ai dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk respektoi semaforin në Laprakë, mëngjesin e 5 janarit. Bixhi udhëtonte  me një mjet “Xhip”, kur u përplas me një mjet tjetër të ngjashëm i drejtuar nga oficeri i policisë, Gjergj Koliqi. Në këtë aksident mbeti e vdekur Xhenis Trebeshina 28 vjeçe, si dhe u plagos Flavia Furriku, 26 vjeçe.

Pavarësisht dyshimeve të policisë mbi përdorimin e alkoolit dhe shkeljen e semaforit nga i ndaluari, hetimi mbetet në pritje të akteve përkatëse të ekspertimit.

Nga hetimi i deritanishëm, policia ka vënë re se efektivi i policisë Gjergj Koliqi ka qenë duke u kthyer në të majtë me mjetin e tij, në drejtim të Spitalit të Traumës në kryqëzimin e Laprakës. Në momentin që Koliqi nisi të futej në kryqëzim, u mor përpara nga vetura që drejtohej nga Bixhi. Përplasja i shkaktoi  vdekjen e menjëhershme 28 vjeçares Trebeshina, ndërsa tre të tjerët mbetën të plagosur rëndë.

Tv Klan