Tre të rinj u aksidentuan pak pas mesnate në qytetin e Lezhës.

Sipas policisë, rreth orës 00:32, në superstradë, tek rotondo në Ishull Shëngjin – Lezhë një automjet Audi humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Makina drejtohej nga 19 – vjeçari E.H.

Bashkë me të, në automjet ndodheshin edhe dy adoleshentët D.M. dhe V.B. të dy të moshës 17 – vjeç.

Ata u dërguan në spital dhe pasi morën ndihmë mjekësore u larguan për në banesë.

Për ngjarjen në fjalë, policia thotë se janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për drejtuesin e makinës, 19 -vjeçarin E.H.19 vjeç, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor./tvklan.al