levanNjë 55-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa gruaja dhe vajza e tij janë plagosur rëndë teksa automjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga në aksin Levan-Tepelenë.

Familja nga fshati Gorishovë po kthehej nga një drekë te të afërmit në Fratarm kur drejtuesi i makinës Flamur Ismaili ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Drejtuesi i mjetit gjeti vdekjen në vend, ndërsa mbetën të plagosur rëndë, vajza dhe gruaja e tij. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

Tv Klan