Mbrëmjen e së shtunës aktori i njohur Di Caprio ka pësuar një aksident sëbashku me të dashurën modele, Nina Agdal.

Këtë e ka bërë me dije tabloid Daily Mail, ku ka raportuar se menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca. Burime të afërta të çiftit tregojnë se ata janë shëndosh e mirë dhe se nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

24 – vjeçarja daneze Nina Agdal ka vetëm një muaj që është lidhur me Di Caprion. Nga ana tjetër 42 – vjeçari Di Caprio njihet si mashkulli që nuk e çon gjatë një marrëdhënie, duke listuar kështu një numër të madh femrash në jetën e tij./tvklan.al