Një patrullë policie është aksidentuar me një furgon në aksin Lezhë – Milot, në afërsi të Kryqëzimit Spiten. Sipas njoftimit të policisë mësohet se është përplasur mjeti tip furgon me targë AA 564 NB me drejtues me inicialet D.Z., me një makinë shërbimi të Policisë Lezhë me targë TR 2703E drejtuar nga punonjësi i policisë me inicialet D.Ç.

Nga aksidenti janë plagosur lehtë tre persona, dy efektivë policie që ndodheshin në mjet dhe drejtuesi i furgonit. Pas kontrollit në spital, ata u larguan pa probleme serioze.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/tvklan.al