Një aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit” Sarandë. Sipas burimeve mësohet se ka dalë nga rruga automjeti i policisë private me targë AA 363 HI, i cili ishte nisur për të transportuar vlera monetare Sarandë-Tiranë.

Si pasojë nuk ka asnjë person të lënduar përveç se dëme materiale të mjetit.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale./tvklan.al