4 të rinj u përfshinë në një aksident rrugor këtë të martë, në aksin nacional Gjirokastër – Tepelenë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ku makina Fiat me targa italiane ES 440 CA, që drejtohej nga një 20-vjeçar italian me iniciale M.P, doli nga rruga.

Bashkë me 20-vjeçarin, në makinë ndodheshin edhe 3 të rinj shqiptarë, M.S 17 vjeç, Xh.S, 20 vjeç dhe F.Gj 19 vjeç të tre banues në Tiranë. Ata mbetën të lënduar nga kjo ngjarje dhe u dërguan në spitalin e “Omer Nishani” të Gjirokastrës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor, që po kryhen veprimet për përcaktimet e shkakut të këtij aksidenti.

/tvklan.al