Një këmbësor është aksidentuar për vdekje mëngjesin e së mërkurës në vendin e quajtur Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe.

Mësohet se 55-vjeçari me inicialet  Gj. M, banues në fshatin Zagorë, Malësi e Madhe, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targë SH4983E, ka aksidentuar për vdekjen kalimtarin.

Deri më tani nuk dihet ende identiteti i viktimës, por policia bën me dije se është mashkull rreth 40 vjeç, dhe ka qenë duke lëvizur në këmbë në momentin e aksidentit.

 Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe bënë të mundur arrestimin e drejtuesit të automjeti për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al