Një shofer kamioni është përfshirë në një aksident me vdekje mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në autostradën Brennero në Itali.

Viktima është një 48-vjeçar i lindur në Shqipëri dhe banues në Gjermani. Identiteti i tij nuk është bërë me dije nga autoritetet italiane, ndërsa sqarohet se në aksident u përfshinë disa automjete të tonazhit të rëndë.

Në vendngjarje u dërguan dy ambulanca dhe një helikopter për të transportuar të plagosurit. Fatkeqësisht kamionisti shqiptar ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

/tvklan.al