Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Malësi të Madhe. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50 në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në fshatin Grizhe.

Sipas policisë, 24 – vjeçari Mirsel Rama, i cili drejtonte një “Golf” me targë AA 249 DP ka aksidentuar këmbësorin Shaqir Beqaj, 72 – vjeç.

Ky i fundit mësohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, 24 – vjeçari është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe, për veprime të mëtejshme, ndërsa në vendin e ngjarjes grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al