Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të diel në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në Unazën Shkozet – Plepa. Një automjet i paidentifikuar ka përplasur një këmbësor.

Viktima është një 54 – vjeçar me iniciale M.D, i cili fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë përplasjes dhe ka ndërruar jetë.

Aktualisht, efektivët e qytetit bregdetar po punojnë për identifikimin e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al