Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë, këtë herë në qytetin e Korçës. Një këmbësor ka gjetur vdekjen në afërsi të fshatit Bulgarec, pasi u përplas nga një automjet.

Sipas policisë, viktima është rreth të 50 -tave, por identiteti i tij ende nuk dihet.

Autor i kësaj ngjarjeje është 50 – vjeçari me iniciale T.P, i cili udhëtonte me një “Nissan” me targa AA 716EF.

Ky i fundit është shoqëruar në Komisariat për të kryer veprimet e mëtejshme proceduriale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al