Lushnje/Një burrë ka gjetur vdekjen të hënën, pasi u përplas nga një automjet.

Bëhet fjalë për një 83 – vjeçar me iniciale A.H, i cili rreth orës 07:55 u përplas nga një makinë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i Plugut”.

I moshuari u dërgua në spital, por rreth orës 18:00 të pasdites ndërroi jetë.

Në timonin e makinës që shkaktoi vdekjen e 83 – vjeçarit ishte Fuat Zoto, 59 vjeç, i cili u arrestua./tvklan.al