Një grua ka gjetur vdekjen këtë të hënë, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi në rreth orës 20:30, në fshatin Zhupan të Fierit.

Gruaja, një 60 – vjeçare me iniciale F.G u përplas për vdekje nga 19 – vjeçari Romeo Bida, i cili lëvizte me një Benz me targa AA 153 PO.

Përplasja mësohet se ka qenë fatale për 60 – vjeçaren, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, policia ndaloi 19 – vjeçarin, ndërsa në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./tvklan.al