Një 16- vjeçar është aksidentuar për vdekje në autostradën Rrogozhinë – Kavajë.

Sipas burimeve të policisë ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 19:20,  ku drejtuesja e automjetit tip “Skoda”, Erila V., ka aksidentuar të miturin H. D., 16 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të  shkaqeve të aksidentit./tvklan.al