Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të martë në kryeqytet. Një kalimtar gjeti vdekjen pasi u përplas nga një makinë në Unazë, pranë Dispancerisë.

Viktima mësohet se është një burrë i moshuar, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Ai u përplas nga një fuoristradë në momentin kur po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

/tvklan.al