Një punonjës policie ka humbur jetën mëngjesin e së dielës, pas një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:08 në afërsi të Kryqëzimit të Kallmetit, në autostradën Lezhë – Shkodër.

Viktima është një 50 – vjeçar me iniciale L.N, i cili udhëtonte me një Benz, kur ka dalë nga rruga duke gjetur vdekjen. Në momentin e aksidentit, punonjësi i policisë ishte vetëm.

Aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./tvklan.al