Lushnje – Një aksident automobilistik i ka marrë jetën këtë të mërkurë një punonjësi të Postës Shqiptare.

35 – vjeçari me iniciale E.K, banues në Lushnje, lëvizte me motoçikletë “Piago” me targa AL802, kur u përplas për vdekje nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:20, në vendin e quajtur “Rotondo e plasmasit” në Lushnje.

Sipas policisë, punonjësi i Postës ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Autor i kësaj ngjarjeje është 27 – vjeçari Ervis Blliku, i cili udhëtonte me një makinë me targa AA 587 AM, i cili është ndaluar nga policia.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al