1 i vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Tivar të Malit të Zi.
Sipas mediave atje, të cilat citojnë burime të policisë, viktimë ka mbetur një 29 – vjeçar nga Tirana, i identifikuar si Enes Rama.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 në kryqëzimin në afërsi të Komunës.
29 – vjeçari udhëtonte bashkë me një tjetër person, i identifikuar vetëm me iniciale R.R, i cila ka mbetur i lënduar rëndë.
Ata mësohet se lëviznin me një
“Porsche Pamera”
dhe u përplasën me një makinë
“Toyota Jaris”
me targa të Tivarit.
Përplasja e dy automjeteve ka qenë tepër e fortë, duke bërë një prej makinve të plagoste edhe 2 kalimtare të rastit.
Përplasja ka qenë fatale për të riun shqiptar, që mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Identiteti i personave të lënduar nuk bëhet i ditur, ndërsa mediat shkruajnë se mes tyre ka edhe fëmijë, që ndodheshin në mjetin me targa të Tivarit.
Sipas policisë së Malit të Zi, ky është aksidenti i katërt fatal në këtë shtet gjatë 24 orëve të fundit./tvklan.al