Një punëtor është aksidentuar gjatë punës, në një firmë të prodhimit të gëlqeres bë fshatin Leshnjë të Korçës. Në pranga ka rënë Andon Ropi, 50 vjeç,  pronari i firmës, pasi akuzohet për veprën penale: “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sipas burime të policisë arrestimi u bë ditën e djeshme, pasi punëtori me inicialet N.I, 34 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, gjatë kohës në grumbullimin e gurëve për prodhimin e gëlqeres, është aksidentuar me një gur në kokë.

Pas marrjes të ndihmës  mjekësore në Spitalin e Korçës, 34-vjeçari u transportua në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për mjekim më të specializuar./tvklan.al